Partneri i Kryeministres Italiane në telashe me opinion publik në Itali

by engel

Partneri i kryeministres italiane Giorgia Meloni është përballur me reagime të ashpra pas një deklarate në media në lidhje me viktimat e përdhunimeve.

Andrea Giambruno, i cili drejton programin “Diario del giorno” në stacionin komercial Rete 4, po komentonte një përdhunim të një gruaje të re në Palermo.

“Nëse shkoni për të kërcyer, keni të drejtë të deheni, nuk duhet të ketë asnjë lloj keqkuptimi, por nëse shmangni dehjen dhe dobësimin e shqisave, mund të shmangni gjithashtu probleme të caktuara si përballja me një abuzues”, tha ai në programin e tij të hënën në mbrëmje. Deklarata e tij u dënua gjerësisht nga politikanët e opozitës italiane.

“Unë i them Giambrunos se djemtë duhet të edukohen për të treguar respekt, në vend që vajzat të mësohen të jenë të kujdesshme. Mësojuni meshkujve vlerën e pëlqimit, në vend që vajzave të jenë të kujdesshme,” tha Cecilia D’Elia, një senatore e demokratëve italianë.

Giambruno nga ana tjetër ka mohuar pretendimet dhe u shpreh se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një polemikë “surreale”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy