Reuters e pyet nëse NATO po i mbyllë sytë ndaj Serbisë, Stoltenberg: S’është ashtu, ia kam thënë Vuçiqit…

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk është e vërtetë që aleanca perëndimore ushtarake po i mbyllë sytë ndaj veprimeve të Serbisë,

“Thuhet se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO po i mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, ndërsa Kosova ka ndihmuar në sanksionimin e Rusisë”, ishte pyetja e një gazetari të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters në konferencën e përbashkët për media të shefit të NATO-s dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel.

Stoltenberg mohoi këtë, duke thënë se mesazhet e Aleancës janë të qarta dhe se ato ia ka thënë edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Jo nuk është kështu. I kemi bërë shumë të qarta mesazhet tona në Beograd dhe këtë e kam theksuar shumë qartë në takimin me z. Vuçiq këtë javë”, tha shefi i NATO-s.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy