Largimi i strukturave paralele nga objekti në Veri, Elshani: Komuna s’ka kërkuar asistencën e policisë

by Nexhat

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se komuna nuk ka kërkuar ende asistencë për largimin e strukturave paralele serbe nga objekti që ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve.

Ai tha para mediave se janë të gatshëm qe të ofrojnë asistencë, pavarësisht orës.

banner

Elshani shtoi se nuk ka njohuri për ultimatumin që i është dhënë nga komuna këtyre strukturave.

Ai para mediave foli edhe për aksionin e njësive policore në një fabrikë, në afërsi të Zubin Potokut.

Elshani nuk ka dhënë detaje sa i përket hetimeve në rastin ku është gjetur armatim para disa ditëve, me arsyetimin se nuk duan ta dëmtojnë procesin e hetimeve./KP/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy