Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim para protestuesve në shesh, duke kërkuar drejtësi.
“UÇK tjetër nuk ka. Ne kërkojmë vetëm drejtësi, drejtësi dhe zbulim të krimeve patjetër, sepse shumë të tjerë po mundohen ta keqpërdorin”, tha Haradinaj.
Ai iu drejtua edhe ndërkombëtarve, duke thënë se nuk pranon, sipas tij, që të ofendohet masakrat e ndodhura në Kosovë
“Ju falem besimin, sepse na patën besuar. Prandaj, ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni. Nuk pranojmë të ofendohen mbi 400 masakra, nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë. Nga sot e tutje, të gjithë UÇK”, u shpreh ai.
Në fund të fjalimit, Haradinaj iu drejtua me një mesazh edhe ish-krerëve në Hagë.
“Shkoni ju atje në Hagë, ju përshëndet Naimi që ju e njihni në Hagë. Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vi atje”, deklaroi Haradinaj.

