Emigrantët kanë filluar të kthehen, a po përmbushet “profecia” e Edi Ramës

by informim

Askush nuk merret me një premtim apo një lloj parashikimi të Ramës dhënë para dy vitesh, gjatë fushatës elektorale të 2021-shit, se në 2024 do nisë një kthesë në trendin e emigracionit, vështirë të frenushëm, pasi është dhe fenomen rajonal, ku do nis kthimi; ose më saktë: më shumë do kthehen se do ikin.

“Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re”.

banner

“Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt mbretërisë së bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.

Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani thotë se mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet.

Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy