Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka rënë në “kurth” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në Debat Plus, Gashi tha se nuk e sheh si problem emrin e kandidatit për President, duke theksuar se do të mund ta mbështeste cilindo prej deputetëve të LDK-së.

banner

“Unë po i them sonte Albin Kurtit, merre listën e deputetëve të LDK-së, të paktën 10 i ke që janë me 7-8 mandate deputetë, zgjidhe kë të duash. I votojmë krejt”, tha Gashi.

I pyetur nëse do ta mbështeste Anton Çunin, Gashi u përgjigj pozitivisht, duke përsëritur se do të votonte cilindo kandidat nga deputetët e LDK-së.

Sipas tij, problemi qëndron te marrëveshja dhe mënyra se si është arritur ajo.

“Arsyeja është se Albin Kurti ka dashur me përça LDK-në. Fati i keq është se kryetari i LDK-së ka rënë në këtë kurth”, deklaroi Gashi.

Ai kritikoi Abdixhikun për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke vënë në pikëpyetje logjikën politike të këtij vendimi.

“Qysh mundesh me i dhënë shpërblim dikujt që ta ka rrëzuar qeverinë tënde? A ka logjikë politike? Qysh mundet me ndodhë kjo punë?”, tha Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy