38
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Bruksel pas katër ditësh do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se sipas tij Beogradi, do të insistojë në paqe dhe dialog.
“Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Ne, si më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë nga Kosova”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram,
Më 14 shtator në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut.