Rafael Leao do ta bartë fanellën me numrin shtatë të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Portugalisë ndaj Danimarkës.
UEFA ka publikuar të enjten listën e lojtarëve të Portugalisë të regjistruar për ndeshjen në Kopenhagë, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve.
Në listën prej njëzet e tre lojtarësh nuk janë Cristiano Ronaldo dhe Francisco Conceicao. Conceicao është duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa Ronaldo është larguar nga grumbullimi i kombëtares.
Në vend të tij është përfshirë për herë të parë Fabio Silva, ndërsa Bruno Fernandes është rikthyer në skuadër pasi e ka humbur ndeshjen ndaj Norvegjisë për shkak të lëndimit.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë numri i fanellës. Leao, i cili zakonisht e ka bartur fanellën me numrin 17, do ta ketë këtë herë numrin shtatë të Ronaldos.
Fanellën me numrin 17, që më parë e ka bartur Leao, do ta ketë Fabio Silva.
Leao nuk është aktivizuar nga Jorge Jesus në ndeshjen ndaj Uellsit, ndërsa kundër Norvegjisë ka hyrë në lojë në pjesën e dytë

