Michael Roth deputet gjerman që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag në një bisedë me gazetarë kosovarë pas takimeve me krerë të institucioneve ka folur për Asociacionin e Komunave të Kosovës duke kërkuar që të implementohet.
Ai gjtë bashkëbisedimit me mediat, përfshirë Gazetën Express, ka thënë se është kundër Republika Srpska 2.0 në Kosovë duke theksuar se një strukturë federale që nuk e prish karakterin unitar mund të jetë opsion.
“Është shumë e vështirë që të spekulohet për iniciativat e reja dhe për konceptet e reja, idetë e reja. Ishte mesazh imi për qeverinë që të mbetetet e përkushtuar ndaj dokumenteve që janë në tavolinë, që ëshë implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, që është kyc. Iniciativa franko- gjermane mund të jetë ndihmuese. Përsëri cështja më delikate është AKMSHS, implementimi i Asociacionit . Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër Republika Srpska’s 2.0 këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë qe 10 vjet. Dhe mendoj se nuk dua t’i lë në hije bisedimet e nivelit të lartë me pekulime. Dhe të dyja palët e dinë se sa me rëndësi është që të ecet para që të ajtohen për rezultate pozitive” ka thekuar Roth.