Desku: Pas vrasjes së familjes Jashari, Zekeria Cana tentoi të hynte në Drenicë por nuk u lejua (VIDEO)

by Nexhat

Vitet 1999-1989 paraqesin periudhën më sfiduese të shtetformimit të Kosovës, ku shumë prej shqiptarëve protestuan, u burgosën, u maltretuan, u helmuan e edhe u vranë për të mos u dorëzuar ndaj pushtuesit serb. Teksa të pushtuar, ata arritën të organizojnë edhe ‘margaritarin’ më të çmuar kombëtar, atë të pajtimit të gjaqeve.

Pas këtij organizimi, shqiptarët filluan të formonin parti politike, organizata humanitare, sindikale e të tjera, ku në mesin e veprimtararëve ishte edhe Cen Desku nga Klina, i cili atë kohë ishte organizuar edhe në aktivitete politiko-ushtarake dhe humanitare, për t’u bërë më vonë komandant i Shtabit Komunal për Mbrojtje të Komunës së Malishevës duke kontribuar edhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, teksa për katër vite ishte edhe i burgosur politikisht 1990-1994.

banner

Ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova tregoi ecejakën e tij gjatë këtyre viteve, ku nuk kishte si të mungonte edhe bashkëpunimi i tij me familjen heroike Jashari.

Si ish-komandat i Shtabit të Përgjithshëm në Komunën e Malishevës, Desku tha se pas rënies së familjes Jashari nuk ka pasur familje nga Malisheva që nuk ka nisur ndihmë për në Drenicë.

“Ne kemi hy në Drenicë më 8 mars. Kemi çu ndihma, kemi qenë të organizuar. S’ka fshat të Malishevës që nuk ka çu ndihma, gjëra ushqimore e veshmbathje. Kanë ardhë djem të rinj, të përgatitur, të armatosur. Unë kam hy atëherë me grupin e Gani Krasniqit, do të thotë më 8 mars”, tregoi ai.

Po ashtu, ai shtoi se më 9 mars të ’98 edhe veprimtari i shquar për çështje kombëtare, Zekeria Cana tentoi të hynte në Drenicë, pas rënies heroike të familjes Jashari, por që i njëjti nuk u lejua nga postblloku serb.

Gjithsesi,  pas kësaj ngjarje Cana shkoi në Malishevë te Desku, për t’u futur pastaj në Drenicë për të qëndruar deri në varrimin e Jasharve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy