Vela: Procesi i dialogut, i dëmtuar për shkak të masave ndaj Kosovës

by Nexhat

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka konsideruar se procesi i dialogut është i dëmtuar për shkak të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Vela ka thënë se BE-ja duhet të jetë palë neutrale në procesin e dialogut.

Sipas Velës, Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në mënyrë që të hiqen masat e vendosura ndaj saj, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kemi kërkuar çfarë janë ato hapa konkrete që duhet ende të mbushë Kosova në mënyrë që masat të hiqen sepse pas takimit që ka pasur zëvendëskryeministri Bislimi me ndërmjetësin Lajçak në Bratislavë ka qenë një pritje që masat do të hiqeshin, por ajo në fakt nuk ndodhi dhe u shpreh edhe nga SHBA-ja edhe nga BE-ja që nevojiten hapa shtesë. Kosova ka marrë hapa konkretë. Pritja është që pas takimit të 14 shtatorit të jetë një qasje më konstruktive nga Kosova, në përgjithësi nga dialogu, të kemi një rezultat pozitiv dhe që palët të arrijnë një dakordim sa i përket sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit dhe do të ishte e mjaftueshme që të merret vendimi për tërheqjen e masave. Procesi i dialogut është i dëmtuar dhe i deformuar për shkak të këtyre masave. Ne po kërkojmë të mos ketë të favorizuar nga BE-ja në procesin e dialogut, por që BE-ja të jetë palë neutrale”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy