AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për koeficientin e pagave

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Besnik Tahiri, tha se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat, konkretisht koeficientin e pagave.

Tahiri ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro e jo 105 sa ka vendosur Qeveria. Për këtë ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që të votohet një rezolutë që e obligon Qeverinë që ta fusë këtë ndryshim në Ligjin për Buxhetin.

banner

Kur foli për takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ai tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka degraduar tërësisht këtë proces dhe se po pranon që të diskutohet për çështje të brendshme.

“Kemi neglizhim total të kësaj Qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngitet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro , nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”.

“Në Bruksel dialogu ka degraduar totalisht, në një situatë kur do të duhet të ketë qartësi, ajo që ka bë Kurti ka pranuar që të diskutohet për çështje të brendshme, në vend se të diskutohet për këto çështje në Kosovë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy