Përplasjet qeveri – komunë për çmimin 350 milionësh të unazës, Zogaj: Është autostradë që e rrethon Prishtinën

by Nexhat

Një ditë pasi Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se Ministri i Financave, Hekuran Murati, s’po e jep nënshkrimin për Unazën e Jashtme të Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj ka thënë se do të insistojnë që ta ndërtojnë këtë projekt.

Ai ka bërë me dije se ky projekt është futur si prioritet edhe në programin politik të LDK’së “Rruga e Re”.

banner

Zogaj ka thënë se ky projekt do të jetë autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në kryeqytet dhe se e shkarkon kryeqytetin nga komunikacioni, raporton Express.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale!  Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional.

Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDKsë ‘Rruga e Re’.”, ka shkruar Zogaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy