Zeqiri: Nuk shoh interesim të serbëve që do t’u përgjigjen institucioneve të Kosovës për zgjedhje

by Nexhat

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se vazhdon të jetë pro dorëheqjes vullnetare, pasi që sipas tij kjo dorëheqje do të jetë më  e dinjitetshme.

‘’Unë gjithmonë kam qenë pro dorëheqjeve vullnetare mirëpo duke i parapriu një marrëveshje politike dhe një dorëheqje vullnetare do ishte me e dinjitetshme’’, tha Zeqiri në  RTV21.

banner

Duke folur për zgjedhjet në Komunat veriore të Kosovës, Zeqiri tha se nuk sheh ndonjë mundësi që qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhje pa marrë ndonjë udhëzim nga Beogradi.

‘’Nuk shoh interes të qytetarëve serbë që do t’u përgjigjen institucioneve të Kosovës qofte për zgjedhje ose për tu punësuar’’, tha Zeqiri.

Tutje i pyetur për nënshkrimin e peticionit nga qytetarët serbë për shkarkimin e tij, Zeqiri tha se ‘’nuk ka vërejtur ndonjë informacion se është duke zhvilluar ndonjë aktivitet i tillë’’.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy