Zyrtarja e Parlamentit Europian: Të gjithë sytë nga Brukseli, shpresojmë që Kosovës t’i hiqen sanksionet

by informim

Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Europian, ka shkruar se të gjithë i kanë sytë në Bruksel sot, atje ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot, pas një vere me tensione që përshkallëzuan deri në dhunë.

Zyrtarja e PE shkroi se shpreson që Kosovës do t’i hiqen sanksionet.


“Të gjithë sytë nga Brukseli sot, ku Kurti dhe Vuçiq do të takohen. Shpresojmë që Kosovës do t’i hiqen sanksionet”, shkroi Woelk.

Fillimisht, kryediplomati europian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do t’i presin Kurtin dhe Vuçiqin veç e veç.

https://x.com/federicawoelk/status/1702202138141602280?s=20

Takimi trepalësh do të zhvillohet më vonë. Temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së fundit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. BE-ja s’ka dhënë detaje për këtë, por zgjedhjet e reja në veri të vendit, pritet të jenë një çështje tjetër që do të diskutohet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy