Sofia Vergara ka marrë një pamje të re për projektin e saj të ri vetëm disa javë pasi njoftoi ndarjen nga Joe Manganiello dhe fansat besojnë se ajo pothuajse nuk njihet.
Aktorja 51-vjeçare, e njohur për rolin e saj në sitcom Modern Family, është gati të shfaqet në një serial të kufizuar me gjashtë pjesë të Netflix të quajtur GRISELDA, të cilin e ka prodhuar vete ajo.
Në fotot e sapo publikuara nga spektakli, i cili ka tetë vite që po punohet, Sofia shihet me flokë të prera shkurt dhe një fytyrë plot grim të rëndë.
Sofia do të luajë rolin e vërtetë të një biznesmeneje kolumbiane, Griselda Blanco, e cila është gjithashtu një nënë që krijoi një nga kartelet më fitimprurëse në histori.
Shfaqja do të jetë e para për Sofia që nga divorci i saj nga Joe Manganiello, bashkëshorti i saj prej shtatë vitesh.
Së fundmi ajo foli me Entertainment Tonight për beqarinë e saj dhe tha: “miqtë e mi janë kujdesur shumë per mua. Unë kam qenë me fat”.
Sofia shtoi se ajo ka qenë “në më shumë koncerte në dy muajt e fundit, sesa ka pasur në vite”.