62
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave, trotuare në të dy anët e rrugës, raporton Klan Kosova.
“Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës”, ka shkruar ai.