Specialja ua vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Selimit e Krasniqit

by Nexhat

Gjykata Speciale ka vendosur që t’i lë ende më paraburgim dy prej katër ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Specialja ka marrë vendim që Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit tu vazhdohet masa e paraburgimit.

banner

Kjo është bërë e ditur në vendimin të cilin e ka marrë Specialja dy ditë më parë.

Si arsye për vazhdimin e paraburgimit, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston rreziku i dëmtimit të provave, ndikimit në dëshmitarë etj.

“Në dritën e zhvillimeve të mësipërme, si dhe faktin se ka rrezik të vazhdueshëm në pengimin e procedimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme…paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendimin e Speciales për vazhdimin e paraburgimit.

Trupi gjykues në një pjesë të vendimit, duket të jetë i vetëdijshëm për kohën e gjatë që Selimi e Krasniqi kanë kaluar në paraburgim. Andaj, kanë theksuar se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Në dritën e këtyre faktorëve, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Krasniqi për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendimin e Speciales për Krasniqin.

Kujtojmë se Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tash në gjykimin e krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 25 dëshmitarë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy