Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në çdo nëndegë.
Ai u shpreh se struktura e Lidhjes në kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet, përcjell Klankosova.tv.
“Të faleminderit Prishtinë, për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar ai.