Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin Nenad Rashiq për t’i ndihmuar financiarisht bizneset nga komunitetet. Brenda sallës ku Kurti dhe Rashiq kanë mbajtur fjalimet e tyre me rastin e marrëveshjes s’ka pasur kohë të rezervuar për pyetjet e gazetarëve. Organizatorja ka thënë se kryeministri Kurti për shkak të agjendës duhet të largohet.
Ndërkohë gazetarët e kanë pritur Kurtin jashtë për t’ua adresuar pyetjet e tyre pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve me Bashkimin Evropian dhe qëndrimit të SHBA-së.
Por Kurti ka injoruar pyetjet e tyre duke folur për marrëveshjen që kanë nënshkruar bashkë me Nenad Rashiq dhe më pas është larguar nga oborri i Ministrisë së Pushtetit Lokal.