Mushkolaj: Kryeministri Kurti në të kaluarën e vlerësonte Lajçakun

by Nexhat

Analisti politik Imer Mushkolaj, e ka përmendur kohën kur kryeministri i Kosovës e vlerësonte lartë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Mushkolaj në “Debat Plus”, tha se Lajçaku është i njëjtë si tash si në të kaluarën.

banner

“Tash është bërë i keq, por është i njëjti Lajçak, edhe atëherë edhe tash e ndërmjetëson dialogun, është i njëjti që Kurti dikur e vlerësonte. Nuk është që nuk e ka vlerësu, e ka vlerësuar si diplomat të rryer. Edhe atëherë gjithë e kemi ditë qëndrimnin e tij për pavarësinë. E kemi ditë edhe për Borrellin si shef i diplomacisë së Spanjës”, tha ai.

Tutje Mushkolaj tha se nëse Lajçak është në anën e Serbisë, ashtu siç pretendon Kurti, atëherë i bie se edhe ShBA është në anën e Serbisë.

“Çfarë ka ndrru tash në perceptimin e Kurtit. E kemi dëgju që nga e enjtja e ka vendos në anën e Serbisë, e ka bërë ndërmjetës që i përfaqëson qëndrimin e Serbisë. Nëse Lajcaku është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë krah i Serbisë në këtë proces. E pamë që Chollet e Escobar i dhanë përkrahje Lajcakut, thanë që janë në të njëjtën linjë”, tha ai.
Mushkolaj tha se nëse Kurti nuk është në gjendje të shkoj përpara me marrëveshje atëherë le të kërkoj dalje nga dialogu.

“Nuk mundemi me caktu ndërmjetësin, as na e as Beogradi. S’e kemi caktu Borrellin, por dikush tjetër. Cilat janë argumentet tona në kuptimin e përgjegjësisë për ta dërguar marrëveshjen përpara, nëse nuk duam ta qojmë marrëveshjen përpara, është momenti të dalim nga dialogu. Kurti le të thotë se nuk është në gjendje ta vazhdoj dialogun sepse ndërmjetësit janë në anën e Serbisë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy