32
Malisheva ka shënuar fitore të madhe në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi i udhëhequr nga Bylbyl Sokoli triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Trepça’89, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Bleart Tolaj në minutën e 32-të.
Me këtë fitore, Malisheva tani shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e shtatë, pesë më shumë se Trepça’89 e Ferizaj që ndodhen në pozitën tetë, respektivisht nëntë.