Analisti serb Dushan Janjiç ka folur rreth situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kundrejt të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.
Janjiç tha se Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak, por edhe ky i fundit nga ana e tij ka bërë shumë gabime.
Analisti shtoi se parë nga perspektiva e serbëve, Lajçak po mban anën e Kurtit.
“Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak. Por nga ana tjetër Lajçak ka bërë shumë gabime. Nga perspektiva e serbëve ai mban anën e Kurtit, këtu dhe për shumë muaj të tjerë më parë”, tha analisti serb.