Escobar paralajmëron takim me Vuçiqin: Beogradi mos të bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës

by Nexhat

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, I dërguari i Shteteve te Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë. Gjithashtu ka kërkuar nga Beogradi që të mos bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës.

Escobar tha se nuk e ka takuar Aleksandar Vuçiqin në New York, por ka një mesazh për të.

“Do të doja ta them që ne mendojmë se Serbia duhet të vendosë sanksione. Nuk ka ndonjë detyrim ligjor për të vepruar kështu dhe është qartësisht një vend që mund të drejtojë vetë politikën e tij të jashtme. Por nuk është në të mirë të imazhit të Serbisë që të qëndrojë në periferi të familjes evropiane. Pra kjo është ajo që e kemi thënë vazhdimisht dhe do ta përsëris”

Është thjesht çështje e momentit të duhur. Shpresoj ta takoj këtë jave”, tha ai.

Escobar ka ripërsëritur kërkesat e tij për Kosovën e Serbinë. Nga kjo e fundit ka kërkuar që të mos bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës.

“Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy