E iniciuar në shkurt, s’votohet rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të qeverisë

by Nexhat

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër një rezolute të propozuar nga AAK.

Kanë qenë 49 deputetë që kanë votuar kundër, 19 pro dhe 3 kanë abstenuar, njofton KlanKosova.tv.

Rezoluta ka qenë e propozuar për punën dyvjeçare të qeverisë, që do të thotë se nuk është hedhur në votim që nga fillimi i vitit.

“Më 21 shkurt kemi kërkuar që të debatohet për prioritetet e qeverisë. Fatkeqësisht asgjë nga rezoluta jonë nuk është arritur. Vazhdojnë problemet si me zhvillim ekonomik, Ligjin e Pagave dhe saga me dialogun”, është shprehur deputeti Besnik Tahiri, duke kërkuar që s’kishte kuptim që rezoluta të mos hidhej në votim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy