Kërkesa për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Kusari- Lila: Nuk ka kuptim

by Nexhat

Pak më parë ka nisur seanca plenare për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Për këtë ka folur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se kërkesa për themelim të komisionit hetimor, nuk ka kuptim dhe synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë.

“Kjo kërkesë përveçse se nuk ka kuptim, synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë. Partitë opozitare jo rrallë herë kanë dalë në mbrojtje të Prokurorisë së Shtetit duke thënë se ne po iu  cenojmë aktivitetin, derisa momentalisht po tregojnë mosbesimin përmbajtjesor ndaj punës së tyre se mendojnë që përfqësuesit e kuvendit mund të jenë hetues  dhe prokurororë më të mirë se organet e rendit”, ka thënë Kusari-Lila.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy