Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, ka shkruar në Twitter për takimin me Bajram Begajn, presidentin e Shqipërisë.
Në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi, që po përballet me krizë sidomos pas takimit të 14 shkurtit të nivelit të lartë që përfundoi pa rezultat.
Lajçak ka përmendur edhe synimin që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.
”Jam shumë i kënaqur që u takova me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Vlerësoi pikëpamjet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë nëintegrimin e rajonit në BE. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka thënë Lajçak.