Maqedonci thotë se në periudhën 2025-2028 do të ndërtohen kapacitetet e mbështetjes me zjarr dhe ato ajrore në FSK

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka kaluar disa faza.

Maqedonci tha se faza e tretë e zhvillimit të kësaj force do të jetë ndërtimi i kapaciteteve me zjarr dhe mbështetjes ajrore për FSK-në.

Ai e tregoi edhe arsyen e rëndësisë së zhvillimit të këtyre kapaciteteve ushtarake.

“Faza e tretë apo përfundimtare do të jetë faza 2025-2028 është faza ku ne ndërtojmë kapacitetet e mbështetjes me zjarr edhe kapacitetet e mbështetjes ajrore që nënkupton që gjatë kësaj faze ne do të ndërtojmë kapacitetet kryesisht që ndërlidhen me artilerinë, pra me topat, edhe pse e thash një pjesë të pajisjeve si mortajat keni pas rastin t’i shini kur e kemi bërë prezantimin e pajisjeve, vetëm se i kemi në inventarin e forcës. Mirëpo do të na duhen edhe pajisje të tjera për ta mbuluar këtë kapacitet që është shumë i rëndësishëm për mbështetjen e këtyre tri regjimenteve të këmbësorisë që do t’i ndërtojmë në këtë fazë. Në luftim këmbësoria zhvillon luftime taktike, kurse artileria, kjo mbështetja me zjarr i mbështet këto njësi në veprime ushtarake. Po ashtu e kemi njësinë e aviacionit e cila do të pajiset me helikopter. Veç e dini që kemi blerë edhe dronë dhe pajisje të tjera që ndërlidhen me vëzhgimin ajror por edhe me mbështetjen luftarake ajrore për forcat në luftim”, ka thënë Maqedonci në emisionin “Info-Nata në Tëvë1,

I pyetur nëse FSK do të ketë buxhet për një gjë të tillë, Maqedonci ka thënë se buxhetimi i kësaj force bëhet konform planit zhvillimor i cili është i paraparë fazën e transformimit të FSK-së në ushtri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy