Kuvendi mbyll punimet, mbesin edhe 17 pika nga seancat e kaluara

by informim

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e vazhdimit të seancave të muajve të mëparshëm.

Pas pauzës, Kuvendi miratoi edhe raportin raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, si dhe rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Kuvendi po ashtu miratoi gjithashtu Projekt-Deklaratën në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF), ndërsa nuk pati kuorum për vendimmarrje për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në fund, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi disiplinë më të madhe të deputetëve duke thënë se kane mbetur edhe 17 pika të tjera të seancave të muajve të kaluar.

Ai tha se në javët në vijim mund t’i mbyllin edhe këto pika që kanë mbetur nëse deputetët tregohen më të përgjegjshëm.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër (e enjte) për një seancë të re. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023