Abdixhiku: Vrasja dhe plagosja e policit, sulme ndaj Kosovës – në këto momente na duhen miq e aleatë

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri e plagosjes së një tjetri, duke thënë se këto janë sulme ndaj Kosovës e vet rendit Kushtetues.

Abdixhiku tha e në këto momente të vështira për vendin, të gjithë janë me Policinë e Kosovës, djemtë e vajzat në detyrë në veri.

banner

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”.

“Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Abdixhiku shtoi se në këto momente, Kosovës i duhen miq e aleatë, teksa shtoi se me ta bashkë do të kapërcehet secila sfidë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy