Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për vrajsen e një polici të Kosovës në veri, ku ka treguar se të shtënat me armë në Veri kundër Policisë po vazhdojnë
Ai ka thënë se kjo është arsyeje pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në Veri.
“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka vazhduar Kurti.
Një polic në Veri ka mbetur i vdekur, një tjetër i plagosur e një i lënduar.
Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin si akt terrorist.
https://twitter.com/albinkurti/status/1705876084921688199?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705876086381215915%7Ctwgr%5Ed92a6bcc7184e5d5256f2986cdc04ba720333c09%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-te-shtenat-me-arme-ne-veri-kunder-policise-po-vazhdojne%2F