Ministri Vitia: U krye me shumë sukses operacioni ndaj policit Alban Rashiti, s’ka pasoja

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se polici i lënduar sot në Veri të vendit, Alban Rashiti, është operuar me sukses dhe është në gjendje stabile.

“Predha ka depërtuar [a shkaktuar asnjë dëm serioz, as për shëndetin e Albanit, as për pasojë të mundshme, operacioni është kryer me sukses. Predha është larguar. Gjendja është stabile dhe Albani po ndihet shumë mirë”.

Vitia ngushëlloi për vdekjen e policit tjetër, Afrim Bunjaku, i cili sot ra në detyrë në veri të vendit.

“Me keqardhje kemi një polic të vrarë mëngjesin e sotëm. Familjarët, policinë dhe gjithë qytetarët”.

Vitia tha se institucionet shëndetësore janë të gatshme për raste të tilla.

“Shpresoj që nuk do të ketë nevojë dhe që këto sulme të marrin dënimin e merituar dhe të mos shkaktohen dëme dhe viktima”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy