Edi Rama reagon pas vrasjes së policit në Veri: Këmbanë e madhe alarmi, kriminelët të dalin para drejtësisë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit. Rama ka thënë se një tragjedi e tillë është kambana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e eskalimit të krizës në veri në një konflikt të armatosur.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka shkruar Rama.

banner

Ai ka bërë thirrje faktorit ndërkomëbtar që të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në treyzën e dialogut.

Kryeministri shqiptar ka thënë se duhet thirret një konferencë e jashtëzakonshme e paqes, nën mbikëqyrjen e BE-së dhe SHBA-në, dhe njëkohësisht të merren masa të jashtëzakonshme me KFOR-in për të moslejuar eskalimin e mëtejshëm të situatës

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy