Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës.
Ai duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, tha se ky akt i organizuar kriminal është cënim i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”
“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, shkroi Begaj në Facebook.
Ndër të tjera i pari i shtetit shqiptar shprehi ngushëllime për familjen e policit të vrarë, dhe ka uruar shërim të shpejtë për policin e plagosur dhe të lënduarin,