Derën e Manastirit e thyen me autoblindë, Dioqeza e Rashkës tregon se kush ndodhet brenda

by Nexhat

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka thënë se brenda manastirit të Banjkës ndodhen një grup nga Novisadi që kishin shkuar aty për pelegrinazh dhe pjesëtarë të tjerë të Kishës.

Sipas informacioneve që Dioqeza thotë se kanë marrë, aty një grup i armastosur me maska kanë hyrë brenda dhe kanë thyer derën e manastirit me një automjet të blinduar.

banner

Në komunikatën e lëshuar thuhet se besimarët dhe anëtarët e tjerë të manastirit janë mbyllur në konvikt për siguri, ndërkohë që kanë treguar që persona të armatosur dhe maska kanë lëvizur nëpër oborr e herë pas herë janë dëgjuar edhe të shtëna.

Në konferencë për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të këtyre personave të maskuar e me uniforma të cilët janë pozicionuar në Manastirin e Banjkës e nga ku vazhdojnë të sulmojnë Policinë e Kosovës.

Kurti dhe ministri i Brendshëm iu kaën bërë thirrje që të dorëzohen.

KFOR-i ndërkohë ka konfirmuar se ndodhet në Banjska dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse shfaqet nevoja.

Gjithashtu kanë potencuar se janë duke u përpjekur në gjetjen e një zgjidhje të shpejt dhe se për një gjë të tillë janë në bashkëibisedim me BE-në, Kosovën dhe komandantin e ushtrisës serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy