Krasniqi viziton policin e plagosur

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar policin Alban Rashitin, i cili u plagos në sulmin e mëngjesit të sotëm në Banjskë të Zveçanit,

Krasniqi theksoi se vullneti dhe vendosëmëri e tij për t’i shërbyer atdheut konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar instituticione të shkëlqyeshme të sigurisë, .

“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”, shkroi Krasniqi.

“Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy