Prokuroria Speciale do të dalë së shpejti me një njoftim lidhur me numrin e personave që janë ndaluar lidhur me ngjarjet e sotme në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Kështu ka deklaruar Kryeprokurori Blerim Isufaj
“Ne shpejt do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë Isufaj, kur është pyetur për numrin e personave që janë ndaluar.
Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku, është vrarë sot, pasi Policia e Kosovës është sulmuar në veri. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e një tjetri.