Drizan Shala, njohës i sigurisë ka thënë se 30 personat terroristë që sulmuan Policinë e Kosovës jënë trajnuar në Nish të Serbisë, afër qendrës humanitare ruse në Nish.
Ai në Pressing të T7 ka thënë se këta janë kontraktorë ushtarakë.
Shala ka shpejguar se shteti i përdor këto grupe në raste kur nuk dëshiron të involvohet me forca të rregullta.
”Të gjithë këta 30 persona janë të trajnuar në Qendrën në Nish, ku Nisha është afër qendrës humanitare ruse. Këta jënë kontradiktorë ushtarëkë.Këta trajtohen për të neturalizuar qarqe të caktuara brenda një territori ku shteti nuk dëshiron të involvohet me forca të rregullta” ka thënë ai.
Ka shtuar se Kosova është me fat që e ka penguar këtë operacion terrorist.
“Fati jonë ka qenë që policët e rendit kanë mundësuar dështimin e operacionit të tyre, sepse afër manastirit ekziston edhe baza e Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Po ashtu, Shala ka deklaruar se ka burime ndërkombëtare që ky grup kishte organizuar sulmin ndaj KFOR’it, muaj më parë.