EULEX: Kemi asistuar policinë e Kosovës në transportimin e pelegrinëve deri në Jarinjë

by Nexhat

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), në një përgjigje për Klankosova.tv ka sqaruar se njësiti i saj ka asistuar brenda mandatit të saj Policinë e Kosovës, në transportimin e pelegrinëve që ishin brenda Manastirit të Banjskës.

EULEX i quan të pasakta informacionet se ata janë transportuar për Novi Sad.

Sipas këtij misioni ata janë dërguar deri në pikën kufitare në Jarinjë.

Derisa nuk dhanë detaje nëse ndonjë prej pelegrinëve mund të ketë qenë i grupit terrorist që sulmoi pjesëtarët e policisë së Kosovës, në orët e para të ditës së djeshme e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

EULEX tha se për këtë duhet të kërkohet përgjigje nga ana e institucioneve të Kosovës/ 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy