Homazhe në Tiranë në nder “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku

by Nexhat

Në Tiranë mbrëmjen e sotme (25 shtator) janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në veri të vendit teksa ishte ne krye të detyrës, nga sulmet e forcave serbe.

Qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirin e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë. 

Efektivi i Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Afrim Bunjaku u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetëtore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy