Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, ka certifikuar rezultatet për Asamblenë e Leposaviqit.
Para një jave KQZ-ja, nuk kishte certifikuar rezultatin në mungesë të 8 votave pro
Në mbledhjen e sotme, pas debateve, KQZ-ja ka certifikuar përbërjen e Kuvendit Komunal të Leposaviqit, e dalë pas zgjedhjeve të 23 prillit.
Në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, Vetëvendosje ka fituar 15 mandate nga gjithsej 19, por sipas rezultateve vetëm 12 prej tyre kanë fituar vota.
Dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Partisa Kosovskih Srba kanë fituar nga 2 mandate.
Sipas rezultateve të nga KQZ-ja, në këtë Kuvend Komunal janë zgjedhur 16 asambleistë nga 19 sa është numri i ulëseve
Dy anëtarët e VV-së në KQZ kanë kundërshtuar rekomandimin për të certifikuar vetëm kandidatët që kanë fituar vota.