Nënkryetari i “Listës Serbe” dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojicic, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë,
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.
Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojicic është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd.
“Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radojicicin në numrin e tij.