Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku,
Haradinaj ka thënë se ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, “janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd.”
“Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.
Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në giithë rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Haradinaj.