Kryeparalamentari serb: KFOR-i duhet ta merr kontrollin në veri të Kosovës

by Nexhat

Duke folur për sulmin e armatosur të terroristëve serbë në veri të Kosovës më 24 shtator në të cilin u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe u likuiduan katër terroristë, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Pink” se të gjithë e dinë se secila nga viktimat e rënë është përgjegjësi vetëm e Albin Kurtit.

Orlliq ka thënë se të gjithë e dinë se çfarë çoi në atë që ndodhi të dielën.

banner

“Të gjithë e dinë se për të gjitha viktimat e rënë është vetëm përgjegjësi e Albin Kurtit”, ka pretenduar Orlliq, transmeton Paparaci.

Ai nuk ka harruar detyrën e tij për ta “lavdëruar” shefin e tij duke pretenduar se Vuçiqi vazhdimisht ka theksuar se terrorin e shkakton një njeri, sepse, çdo përshkallëzim “është vetëm në favor të Kurtit”.

“Përshkallëzimi i përgjigjet vetëm Kurtit”. E gjithë bota e ka parë që ky njeri është “një horr ekskluziv”, ka pretenduar Orlliq.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti “me terrorin që po bën ndaj serbëve në Kosovë gjatë gjithë kohës është munduar të çojë në një konflikt të hapur”.

“Fatkeqësisht, ne e dimë se Kurti do të vazhdojë të bëjë fushatën e tij të ndyrë kundër presidentit tonë dhe ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb”, tha Orlliq.

Ai po ashtu ka thënë se për gjithçka që ka ndodhur, “përgjegjësinë e kanë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, të cilët nuk kanë reaguar “ndaj provokimeve të mëparshme ndaj serbëve”.

Orlliq ka pretenduar se “qëllimi i Kurtit është vetëm që dikush të mos durojë më dhe të ketë reagim, që më vonë ta përdorë si mbulesë dhe alibi”.

“Presidenti ynë tha shumë bukur se KFOR-i duhet të marrë më në fund sigurinë atje poshtë. Çështja është nëse dikush do të marrë përgjegjësinë dhe do të bëjë diçka për këtë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy