Vuçiq mund të përballet me një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjen terroriste në veri, opozita: Ai di diçka

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuciq mund të përballet me një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjet e fundit terroriste në veri të Kosovës.  Seanca po kërkohet nga deputetja nga “Dveri” Radmila Vasiq dhe deputeti i Partisë Demokratike Miodrag Gavriloviq

Për shkak të situatës dramatike në Kosovë, partitë e djathta parlamentare po i kërkojnë edhe një herë kryeparlamentarit që urgjentisht të caktojë një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë për situatën e sigurisë në Kosovë

banner

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, ka paraqitur iniciativë për thirrjen e seancës së Kuvendit në procedurë emergjente.

Ata e arsyetojnë iniciativën e tyre me argumentin se politika e presidentit të Serbisë në Kosovë është shembur pas ngjarjeve të fundit tragjike.

Gavriloviq në “Novi dan” theksoi se është e qartë se Aleoksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë dinë diçka që qytetarët e Serbisë nuk e dinë.

“Unë mendoj se ata janë të vetëdijshëm se këta njerëz janë dërguar për t’u pushkatuar dhe në këtë kuptim është me të vërtetë një tragjedi. Janë dy ditë heshtje të plotë mediatike në frekuencat kombëtare. Asgjë nuk thuhet për të. Ju keni deklarata jokonsistente nga presidenti i shtetit për atë që ka ndodhur realisht dhe mund të supozojmë se ata e dinë saktësisht pse e bënë këtë. Nëse është e vërtetë se njerëzit janë dërguar të pushkatohen dhe janë sakrifikuar, kjo është një tragjedi”, thotë Gavriloviq.

Ai vëren se heshtja e autoriteteve për atë që ndodhi në Banjkë, si dhe shpallja e më pas ditë zie, tregon se diçka dihet për të.

Radmila Vasiq vlerëson se që Qeveria e Serbisë duhet t’u japë qytetarëve informacione të sakta për atë që ka ndodhur në Banjskë.

“Ne po kërkojmë që të dalin me numrin e saktë të serbëve të vrarë, sa serb janë plagosur, sa janë arrestuar dhe ku janë… Qeveria e ka obligim ndaj qytetarëve ta bëjë këtë. Për këtë arsye po avokohemi për një seancë të posaçme të Kuvendit ku do të diskutohet kjo”, theksoi deputetja e “Dveri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy