Edi Rama: Pë herë të parë Shqipëria nuk linjëzohet me deklaratën e BE për dialogun Kosovë-Serbi

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria për herë të parë nuk linjëzohet me deklaratën e BE të 18 shtatorit mbi dialogun Kosovë Serbi. Rama tha se ajo deklaratën nuk përmban një reagim mbi sulmin në Veri të Kosovës ku u vra një polic.

“Ky qendrim lidhet me faktin se deklarata e BE eshte nje deklarate qe perfaqeson se cfare detyrimesh ka Kosova ne raport me dialogun por ka nje problem qe si pergjigjet realitetit te diteve te fundit. E kemi te pamundur ti bashkohemi pa pare nje reagim per ngjarjen e diteve te fundit ku eshte vrare nje efektin i Kosoves nga nje grup kriminal qe donte te ushtronte terror ne veri e pasuar me shpalljen e nje dite zie ne Beograd. Kjo eshte e papranueshme, madje e denueshme. Eshte jo Evropiane dhe sinjali me i keq qe Serbia mund te jepte ne kete moment per te gjithe rajonin dhe Evropen. Alarmi ne nivele te larta. Duhen perdorur te gjithe instrumentat per ti kthyer mesazhin e duhur ketij mesazhi te papranueshem qe vjen nga shpallja e dites se zise ne Beograd. Deri ne momentin qe sdo kete nje deklarate te dyte te BE mbi situaten e fundit, ne nuk do linjezohemi me deklaraten. Ky eshte momenti per te denuar ate qe ka ndodhur ne veri te Kosoves” tha Edi Rama.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy