Haradinaj: Albin Kurti e ka përcjellë luftën prej Prishtinës

by Nexhat

Teksa po e komenton ngjarjen e së dielës në Banjskë të Zveçanit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se qeveria e ka lehtë me bë luftën, sepse në terren i dërgon policët e ushtarët, por “ndryshe është kur lufton vetë”.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti “luftën” (sulmin terrorist mbi Policinë e Kosovës të dielën)  e ka përcjellë nga Prishtina.

banner

“Këta e kanë lehtë me bo luftën se këta rrijnë në zyre të veta, i çojnë policët e ushtarët atje, ndryshe është kur lufton vetë…Edhe vetë jam ra në plagët e luftës, kam humb njerëz….Lehtë është për ta me çu dikënd në luftë, shumica e deputetëve nuk e kanë njohur Afrim Bunjakun veç kur ja kanë ni emrin, mos të harrojmë se gjithë ata janë familjarë të dikujt”, tha ai në Pressing, .

“Suksesin që mundesh me arritë me politikë, pse po don me dëshmu që t’i je i zoti vetëm, kur mundesh mi kry punët me aleatët”, tha ai duke ritheksuar se nuk duhet bërë luftë në asnjë mënyrë.

“Albini luftën e ka përcjellë prej Prishtinës, Xhelal Svecla s’ka shku me armë atje, ka shku mas anej masi ja kanë kriju sigurinë, edhe drejtori i përgjithshëm më vonë ka shku”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Nuk duhet me bë hajgare me tema të sigurisë dhe i apeloj për kujdes”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy