Analisti Valon Syla tha se Afrim Bunjaku vdiq duke e kryer punën e tij, ndërsa sipas tij Albin Kurti “një herë në botë duhet me kry një punë”, “ai është me kry punën e kryeministrit”, tha Syla.
Kështu deklaroi Syla në “Pressing” në T7, duke thënë se vendi nuk ka kohë për “ego e për qefe”.
“Afrim Bunjaku ka vdekë në detyrë duke e kry punën e vetë, një qytetar e gardian i lirisë, sot hero, familjen e ka lanë te shtëpia. Pyetja është e a po e kryen Qeveria Kurti punën e vetë, nuk është puna e tyre sot me u marrë me Gjokoviqin, qysh merret kjo, ty t’kanë hy 30 veta të armatosur hala se ke neutralizu grupin, këta dalin merren me sportista ose a po fitojna në zgjedhje e qysh i kena sondazhet. Kjo është, Albin Kurti njëherë në botë duhet me kry një punë, ai është me kry punën e kryeministrit të Kosovës, se ne nuk po e shohim atë në koordinim dhe të kallxon a është për koordinim a s’është ta dimë me kond kemi punë. Nuk kemi më kohë për ego, për qefe, a pe merr Besnik Bislimin gjumin, situata është alarmante, e këtu e kanë gjetë me sha Edi Ramën…”, tha ai