Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Kosovë, mbi 3 milionë euro për rrugët në zonat ndërkufitare

by Nexhat

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat ndërkufitare.

Marrëveshja u nënshkrua në Kukës nga Hysen Durmishi, zv.ministëri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës dhe Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Lajmin e bëri të ditur sot drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko, i cili përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe rëndësinë e saj për komunitetin.

Majko informoi se nga sot, bëhen funksionale mbi 3 milionë euro për ndërlidhjen kufitare ku Kukësi është përfituesi kryesor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy