Ahmeti: Radojçiq u përpoq ta distancojë Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi

by Nexhat

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas letrës së Milan Radojçiqit ku e pranon pjesëmarrjen dhe organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit,

Ahmeti tha se e tërë letra ishte një përpjekje për ta distancuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Listën Serbe nga sulmi.

“Radojçiq e mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ku një zyrtar policor u vra. E gjithë letra dukej si një përpjekje për të distancuar Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi. Asnjë pendim për vdekjet që shkaktoi”, ka thënë ai.

Më 24 shtator një grup i terroristëve serbë ka sulmuar Policinë e Kosovës, e ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë sulm mbetën të vrarë edhe tre terroristë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy